Aktualitet Bota

Microsoft: Kina do të përdorë Inteligjencën Artificiale për të prishur zgjedhjet në SHBA, Korenë e Jugut dhe Indi!

Kina do të përpiqet të prishë zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Korenë e Jugut dhe Indi me përmbajtje të krijuar nga Inteligjenca Artificiale. Lajmin e ka paralajmëruar kompania Microsoft.

Firma e teknologjisë amerikane tha se priste që grupet kibernetike të mbështetura nga shteti kinez të synonin zgjedhjet e rëndësishme që do të mbahen në vitin 2024.

“Ndërsa popullatat në Indi, Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara shkojnë drejt qendrave të votimit, ne ka të ngjarë të shohim sulme kibernetike nga Kina dhe Koreja e Veriut për të prishur zgjedhjet” thuhet në raport.

The Guardian shkruan se Microsoft ka paralajmëruar se Kina do të krijojë dhe shpërndajë përmes mediave sociale përmbajtje të krijuara nga Inteligjenca Artificiale në zgjedhjet e profilit të lartë.

Kompania shtoi se ndikimi i përmbajtjes së krijuar nga Inteligjenca Artificiale ishte i vogël, por paralajmëroi se mund të ndryshojë.

“Ndërsa ndikimi i një përmbajtjeje të tillë në audiencën e lëkundur mbetet i ulët, eksperimentimi në rritje i Kinës në shtimin e memeve, videove dhe audios do të vazhdojë dhe mund të jetë efektiv në vijimësi”, tha Microsoft.

Më tej theksohet se Kina kishte tentuar edhe më parë një fushatë dezinformimi të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale në zgjedhjet presidenciale në Tajvan në janar. Kjo është hera e parë që një entitet i përdorur nga shteti të përdorë përmbajtje të krijuar nga Inteligjenca Artificiale në përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet e huaja.