Celebrities Gossip Showbiz

Miliona klikime në kaq pak kohë, Butrint Imeri ndan me ne suksesin e “Lejla”!

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Butrinti para dy javësh lansoj projektin e tij të ri muzikor, i cili titullohet “Lejla” e duket se menjëherë është pëlqyer shumë nga publiku, pasi deri më tani ka kaluar 10 milionë klikime në platformën YouTube e këtë na e ka treguar vetë Butrinti me postimin e tij të fundit në Instastory. Një sukses ky i pritshëm nga një artist si Butrinti. Ama ky nuk është suksesi i vetëm që këngëtari ka arritur, pasi kënga renditet ndër më të dëgjuarat në Shqipëri.

 

Dihet që verën që kaloj të gjithë artistët e pëlqyer nga publiku kanë pasur një numër të lartë koncertesh, ku edhe fitimet kanë qenë të mëdha. Një ndër ta është edhe Butrinti, i cili mesa duket ka zgjedhur se ku do ti shpenzoj paratë e tij. Vetëm pak më parë këngëtari na ka treguar me anë të disa postimeve në Instastory blerjen e tij të fundit, ku ka harxhuar ‘një mal me para’ për makinën luksoze të markës Rolls Roys, një nga makinat më të kushtueshme në treg.

E duket se Butrinti nuk ka ndërmend të bëjë aspak pushim, pasi me postimin e fundit na bëri me dije se po punon për një këngë të re.