Aktualitet Politikë

Ministri Hasani në Bruksel: Mesazhi që vjen nga ne është që jemi gati për BE!

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në Konferencën BE-Ballkani Perëndimor organizuar nga Miqtë e Evropës në Bruksel.

I pranishëm në konferenca BE-Ballkani Perëndimor, ministri i Punëve të jashtme Igli Hasani ka folur për angazhimin e Shqipërisë për t’u bërë anëtarë e Unionit pa kushte.

Gjatë panelit për zgjerimin e BE, Ministri Hasani theksoi se Shqipëri i ka bërë detyrat e saj dhe është gati për hapin e radhës në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian.

Mesazhi që vjen nga Tirana është i qartë: Jemi gati për BE. Është koha që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e BE-së, tha Hasani.

Ministri theksoi se, Ballkani Perëndimor është sot një realitet tjetër krahasuar me 30 vite më parë.

“Falë Evropës dhe SHBA-ve, vendet e Ballkanit Perëndimor po trokasin në dyert e BE-së për t’u bërë anëtare”, theksoi ai.
Hasani nënvizoi se, Shqipëria është e mirë përgatitur dhe gati për sfidat që e presin përpara”.

Sa i takon angazhimit të BE në rajon, Hasani u shpreh se, “presim rezultate konkrete” KE është institucioni më i fuqishëm që vazhdon të mendojë strategjikisht”, tha ai.

Gjatë samitit të këtij viti, do të ofrohet mundësia për të reflektuar mbi sfidat, rreziqet dhe pasiguritë më urgjente që ka përjetuar rajoni në vitin 2023 dhe të identifikohen perspektivat e tejkalimit të tyre përmes një sërë rekomandimesh politikash.

Konferenca i paraprin Samitit të liderëve BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet më datë 13 dhjetor në Bruksel.