Sport

Miqësoret e U-16/ës me Italinë, 23 lojtarë të ftuar!

Kombëtarja shqiptare U-16 sot nis përgatitjet për dy ndeshjet miqësore me Italinë U-16, që brenda këtij muaji do të zhvillohen në Shqipëri. Trajnerët Ervin Bulku e Agron Kërçova shpallën edhe listën me emrat e 23 lojtarëve të ftuar për këto dy sfida. Që që të gjithë janë të vitlindjes 2007.

Ndeshja e parë miqësore Shqipëri U16 – Itali U16 do të zhvillohet në datën 21 shkurt në stadiumin “Air Albania” të Tiranës dhe do të nisë në ora 17:00. Ndërsa takimi i “dytë” mes këtyre skuadrave që do të luhet më 23 shkurt e pritet të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, fillon në ora 12:00.

Shumë nga lojtarët e ftuar e konkretisht 15 të tillë, aktivizohen me klube të huaja në Itali, Gjermani, Austri apo edhe në Angli, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga kampionati shqiptar i futbollit.

Nën drejtimin e dy trajnerëve Ervin Bulku e Agron Kërçova, kuqezinjtë zhvillojnë pas mesdite seancën e parë stërvitore me lojtarët e ftuar, në mjediset e kompleksit Tropikal në Durrës. Për këto miqësore, stafi teknik ka ftuar shumë lojtarë të rinj, të cilët janë evidentuar nga seleksionimet apo grumbullimet e vazhdueshme brenda dhe jashtë vendit tonë.

Eshtë fjala për lojtarë të talentuar, të cilët mund të formojnë bazën e Kombëtares U-17 në sezonin e ardhshëm. Miqësoret me një kundërshtar të fortë siç është Italia janë shumë të vlefshme për të testuar forcat me rivalë të nivelit të lartë ndërkombëtar. Gjithashtu, për djemtë kuqezi është një shans për të fituar sa më shumë eksperiencë me fanellën kuqezi në ndeshje ndërkombëtare.

Grumbullimi do të zgjasë për pesë ditë me radhë dhe grupi do të ketë të gjithë kohën e nevojshme për t’u ambientuar e po ashtu lojtarët për t’u njohur më mirë me njëri-tjetrin. Më poshtë është edhe lista me emrat e 23 lojtarëve të Kombëtares U-16 të ftuar për dy miqësoret me Italinë U-16: