Celebrities Gossip Showbiz

Mos e besoni po deshët! Ja pamjet luksoze të rezidencës 18 milionë dollarëshe të çiftit Lopez dhe Afflex

Dashuritë e para nuk harrohen, apo jo? Jennifer Lopez dhe Ben Affleck tashmë nuk na hedhin dot më “hi syve”. Ata janë bashkë, dhe kjo nuk ka pikë dyshimi. Cifti më i ri i showbiz-it janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit, dhe gjejeni ku?

Në po të njëjtën rezidencë ku kanë shijuar romancën e tyre të parë, në vitin 2004. Por, duhet ta pranojmë se rezidenca e tyre është kaq madhështore! Është bërë me dije se shuma  e kësaj ndërtese është plot 18 milionë dollarë, e përbërë nga 11 dhoma gjumi dhe 10 banja. E çuditshme vetëm kur e mendon apo jo?

Të fotografuar nga paparacët, Lopez dhe Afflex shihen të dy në një njëjtën hapësirë të ndërtesës, edhe pse jo së bashku. Por, kjo mjafton për të na treguar se çifti janë bashkë dhe të lumtur.

Ja pamjet mbresëlënëse të rezidencës së tyre:

Kujojmë se miku i tyre i përbashkët është shprehur së fundmi se historia e tyre është shumë e bukur, dhe uron që të jetë e vërtetë. Epo, kur do të jetë propozimi i rradhës?