Botë e Çuditshme Design

Mos e besoni po të doni, tani mund të merrni me qira shtëpinë e Shrekut!

Shtëpia e Shrekut ndodhet në territorin e Ardverikie Estate, një rezidencë skoceze e shekullit të 19-të në malësitë skoceze, rreth 60 milje në jug të qytetit të Inverness. Kjo shtëpi është tashmë në Airbnb. Po, po e lexuat shumë mirë!

Në një promovim special të Airbnb, pushuesit ftohen për të qëndruar në këtë shtëpi kënetë e cila mban deri në tre të ftuar mbi moshën 5-vjeç nga 13 tetori. Mobiljet janë prej druri madje edhe tualeti është në stilin e vërtetë të Shrek, pasi ndodhet 20 metra larg godinës kryesore. Mbi dy dekada që kur filmi origjinal “Shrek” fitoi çmimin Oscar për filmin më të mirë të animuar në 2002, ekskluziviteti ka vazhduar të frymëzojë vazhdime, spin-off dhe atraksione turistike.