Celebrities Music Selected By

Mos harroni sonte “Selected By” me muzikën e përzgjedhur nga Dori DJ!

Siç e keni zbuluar edhe më parë në Top Albania Radio, “Selected By” është një program i veçantë sjellë ekskluzivisht nga Dj resident të radios suaj më të dashur. Çdo bllok muzikor i transmetuar në këtë emision është përzgjedhur e punuar me kujdes dhe dashuri nga artistët tanë. Sonte e nisim me disa përzgjedhje të hiteve të “TAR HITS” ndër vite, zgjedhur dhe miksuar nga Dori DJ. Disa minuta ndryshe, për të mos u humbur, si asnjëherë më parë nën shoqërinë e “Selected By”.

Dori DJ ka zgjedhur që sot ta bëjë mbrëmjen tuaj të paharrueshme me muzikën më të mirë. Ju sugjerojmë të mos e humbisni muzikën nga ora 20:00 deri në 22:00 vetëm nën shoqërinë e “Selected By” me artin e krijuar nga Dori DJ!

Tani keni mundësinë që ta dëgjoni dhe ta keni me vete kudo Top Albania Radio, si është e mundur do të thoni? Mjafton që në telefonin tuaj të shkarkoni aplikacionin “Top Albania Radio & Podcasts”.