Sport

Mos harroni! Sot UEFA nxjerr në shitje biletat e fundit për Euro 2024!

Me finalet e EURO 2024-ës, që do të nisin në më pak se 50 ditë, UEFA do të nxjerrë në shitje një sasi biletash të fundit sot në orën 11:00 dhe të disponueshme për t’u blerë në EURO2024.com/tickets, siç njoftoi Federata Shqiptare e Futbollit, FSHF, një ditë më parë.

Biletat të cilat janë në dispozicion do të përfshijnë ato të ofruara për rishitje përmes platformës zyrtare të rishitjes në mars/prill, si edhe bileta të vëna në dispozicion pas finalizimit të konfigurimeve të stadiumeve e një numri të konsiderueshëm po biletash, por me pamje të kufizuar e me çmime më të ulëta.

Shitjet e minutës së fundit do të zhvillohen në bazë të prioritetit të aplikimit, derisa të shiten të gjitha biletat dhe ky është shansi i fundit për tifozët që të blejnë bileta për të ndjekur ndeshjet e EURO 2024-ës në stadium.

Ashtu si me fazat e mëparshme të shitjeve, biletat pritet që të shiten brenda një kohe shumë të shpejtë, veçanërisht për ndeshjet me kërkesa të larta, siç janë takimet që përfshijnë vendin pritës Gjermaninë ose vetë finalen e Europianit të Futbollit, Euro 2024. Numri i biletave të disponueshme do të ndryshojë nga ndeshja në ndeshje. Në total, do të nxirren në shitje më shumë se 100 mijë të tilla.

Nëse do të ketë bileta të mbetura të disponueshme gjatë përgatitjes se turneut final do të bëhet një lajmërim në EURO2024.com/tickets. Për informacion rreth shitjes së paketave zyrtare të mikpritjes EURO 2024, sportdashësit duhet të vizitojnë 2024-hospitality.com.