Music Selected By

Mos harroni të ndiqni sonte në orën 20:00 “Selected By” nga Dj Vini!

Do të jeni nën shoqërinë e Dj resident të TAR për rreth dy orë, kështu që edhe nëse jeni vetëm, Top Albania Radio kurrsesi ju lë të ndiheni të tillë. A mund të quhet e plotë e diela juaj nëse nuk është programi juaj më i preferuar muzikor, “Selected By” në Top Albania Radio?! Sigurisht që jo dhe sidomos në këto natë ku muzika shumë e mirë nuk mund të mungojë. Mblidhni miqtë dhe të dashurit tuaj sonte, bëhuni gati për orën 20:00 pasi fillon muzika më e mirë e dëgjuar ndonjëherë, e përzgjedhur me shumë kujdes këtë javë nga Dj Vini.

Ai vjen këtë të diel në “Selected by” nga ora 20:00 deri në 22:00 dhe do të sjellë më  të mirat e momentit të rrymave progressive house, organic house, melodic house. Qëndroni nën shoqërinë e Dj tuaj të preferuar.

Ju rikujtojmë gjithashtu se tani keni mundësinë që ta dëgjoni dhe ta keni me vete kudo Top Albania Radio, mjafton që në telefonin tuaj të shkarkoni aplikacionin “Top Albania Radio & Podcasts”.