Aktualitet

Moti i keq, 80 ha të përmbytura në Lezhë!

Në territorin e Qarkut Lezhë nuk ka patur reshje shiu dhe situata është normalizuar, me përjashtim të  ish-kënetës së Torovicës ku ende raportohet për rreth 50 ha të përmbytura. Një tjetër sipërfaqe nën ujë prej rreth 30 hektarësh është në ish-kënetën Spiten-Tresh, në Zejmen.

Kuotat lumit Drin, Mat janë në nivel normal. Me kapacitet të plotë hidrovorët e mëposhtëm.

Hidrovori Balldre kuota -1.8 m (-1.5 m ) kuota kritike.

Hidrovori Tale kuota – 0.6 m nga (- 1.0 ) m kuota kritike.

Hidrovoret e tjerë punojnë për ruajtjen e kuotave, herë pas here.

Nga strukturat e MC të Bashkisë Kurbin raportohet:

Në ish-kënetën Gjonëm, uji është tërhequr dhe nuk ka sipërfaqe të përmbytur.

Nga strukturat e MC të Bashkisë  Lezhë, raportohet:

Në ish-kënetën e Torovicës, Njësia Administrative Balldren, vazhdon të kemi të përmbytur akualisht rreth 50 ha.

Në Njësinë Administrative, Zejmen vazhdon të kemi kemi rreth 30 ha toke bujqesore të përmbytura në ish-kënetën Spiten-Tresh.

Në total si qark kemi rreth 80 ha tokë bujqësore të përmbytur. Nga strukturat e MC të Bashkisë  Mirditë, raportohet:

Situata në Bashkinë Mirditë paraqitet e qete. Reshjet e shiut janë me intensitet të ulët. Probleme të furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pishëm nuk raportohen. Akse rrugore të bllokuara nuk raportohen.  Gjendja e digave të ujëmbledhësave është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e MC të bashkive, deri tani nuk raportohen probleme. Në zbatim të detyrave të deleguara nga Prefekti i Qarkut Lezhë, situata është nën monitorim të vazhdueshëm.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme e të lagështa, me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe me alternime të pakta kthjellimesh, në zonën e qendrës e të veriut. Më pas, pritet mot me vranësira të dendura në të gjithë territorin. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive, fillimisht në zonën e jugut e më pas reshjet e shiut me intensitet të ulët shtrihen në zonat e qendrës dhe verilindje.