Lifestyle Sociale

Na thoni lulen tuaj të preferuar, t’ju themi çfarë personaliteti keni!

Universi i luleve është jashtëzakonisht magjepsës, jo vetëm për bukurinë dhe shumëllojshmërinë e ngjyrave, por zgjedhja e tyre do të thotë shumë edhe për personalitetin e individit. Na thoni se cila është lulja juaj e preferuar dhe më poshtë do të shihni se çfarë tregon ajo për ju.

Trëndafili

Trëndafili është lulja e dashurisë e cila mbi të gjitha simbolizon pasionin. Është një lule që tregon konfidencialitet. Njerëzit që pëlqejnë trëndafilat, dëshirojnë të jenë gjithmonë të pagabueshëm, i pëlqejnë rregullat dhe gjithashtu është gjithmonë në kërkim të përvojave të reja.

Luledielli

Luledielli njihet për pamjen e tij që simbolizon diellin dhe për rrjedhojë dritën dhe jetën. Një personalitet i tillë është plot me energji.

Orkide

Lulja e Orkidesë ka qenë gjithmonë e lidhur me dashurinë. Nuk është rastësi që tradicionalisht lidhet me perëndeshën greke të dashurisë, Afërditën. Një personalitet orkide e do bukurinë dhe botën femërore, është e ndjeshme dhe është gjithmonë në kërkim të vetmisë. Personat që pëlqejnë orkidetë janë të durueshëm dhe të dobishëm në shoqëri.

Tulipani

Edhe tulipanët menjëherë pas trëndafilit, janë simboli më i njohur i dashurisë. Në ngjyra të ndryshme ata marrin kuptime të ndryshme. Personalitet që pëlqejnë tulipanët kanë një dashuri të fortë për artin në të gjitha format e tij, si dhe preferojnë shumë dialogun. Ndihen në vështirësi kur nuk ka komunikim efektiv dhe të hapur, sepse mbi të gjitha kërkojnë qartësinë në një diskutim.

Karafil

Zakonisht karafili jepet për të treguar dashuri ndaj një kauze të caktuar dhe jo specifikisht kur bëhet fjalë për romancë. Personat që pëlqejnë karafilat, janë njerëz të ndjeshëm dhe që priren të bëjnë më shumë për të tjerët sesa për veten.