Bota Tech

NASA do të shpallë së shpejti rezultatet e një raporti të rëndësishëm në lidhje me UFO-t!

Së fundmi NASA do të shpallë rezultatet e një raporti të rëndësishëm mbi Objektet Fluturuese të Paidentifikuara (UAP), të njohura edhe si UFO. Ky raport është rezultat i hulumtimit të një paneli të pavarur prej 16 shkencëtarësh, ekspertësh të aeronautikës dhe të dhënave, të udhëhequr nga astrofizikani David Spergel si dhe është mbështetur nga NASA që nga viti 2022.

 

Qëllimi i ekipit ishte të studionte UAP-të bazuar në shkencë dhe të krijonte udhëzime se si të integrohen mjetet dhe të dhënat shkencore për të kuptuar më mirë UAP-të. Daniel Evans, një zyrtar i lartë i NASA-s, tregoi më parë se raporti do të vihej në dispozicion të publikut në përputhje me parimet e transparencës dhe integritetit shkencor të agjencisë, duke i inkurajuar të gjithë ta rishikojnë dhe ta studiojnë atë.

Rikujtojmë se jjë mësues dhe studentët e tij po e vënë NASA-n në krizë, pasi kanë bërë një zbulim që mund të ndryshojë të ardhmen e misioneve për të shpëtuar Tokën nga asteroidët e rrezikshëm. Deri më tani, shkencëtarët mendonin të devijonin rrugën e objekteve kozmike duke i goditur ato me një raketë. Vitin e kaluar, një anije kozmike me madhësi frigoriferi u lëshua në asteroidin Dimorphos. Eksperimenti dukej i suksesshëm. Por që atëherë, studentët zbuluan se asteroidi është sjellë në mënyrë të çuditshme.