Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

“Egla është natyrë e dhunshme…”/ Julka Gramo komenton “BBV3”: Romeo më pëlqen, Heidi vajzë e zgjuar…

Sot të ftuar në “Pardon My French” ishin Julka Gramo dhe Alban Musa, dy prezantuesit e emisionit të përditshëm në Top Channel “Në shtëpinë tonë”. Ata zbuluan disa prapaskena dhe ‘sekrete’ nga xhirimet e emisionit, por nuk munguan as komentet për situatat dhe banorët e “BBV3”. Si i komenton Julka Gramo gjysmëfinalistët e “BBV3”?!

Julka: Janë shumë të fortë të gjithë personazhet që kanë mbetur. Për shkak të natyrës së dhunshme, të trajtimit të keq, Egla shpesh më lë për të dëshiruar, edhe pse në aspektin e lojës… Nuk e dua jashtë sepse ka luftuar shumë me të gjithë negativitetin e vetë. Është e zgjuar, di të përdorë situatat në mënyrë fantastike. Ka luftuar jashtëzakonisht shumë. Ka vënë në lojë gjithë qenien e saj dhe 7 personalitetet.

Juli është një zotëri fantastik. E nisi jo fort fuqishëm, çfarë më pëlqen te Juli është fakti që nuk para ka bërtitur, ka argumentin, është i edukuar. Romeo më pëlqen është shumë i ndjeshëm. Heidi më duket një vajzë e zgjuar. Françeska ishte suprizë, ka një llogjikë që të tjerët nuk i kapin. Meritoni ka pasur një ndryshim të jashtëzakonshëm. Është rritur shumë si personazh, ka reflektuar ndryshe…

Mua më erdhi keq që Roza dhe Erjola të dilnin dhe të qëndronte Graciano dhe të shikoja Gracianon dhe pse kërkoi falje. Graciano ka shkelur linjat e shoqërisë, unë kurrë nuk do shisja shoqërinë për hir të lojës. Për mua shoqëria është shumë e shenjtë.