Bota

Ndahet nga jeta tragjikisht reperi amerikan, qëlloi veten në kokë teksa po xhironte një video!

Një reper 17-vjeçar nga Virxhinia, Rylo Huncho, ka ndërruar jetë në një mënyrë tragjike pasi qëlloi veten në kokë teksa po përpiqej të xhironte një video për rrjetet sociale. Siç shihet në video, muzikanti 17-vjeçar po filmonte historitë e tij në Instagram dhe bëri një gabim fatal që i kushtoi jetën. Adoleshenti luan me një armë dhe në një moment i çaktivizon sigurinë, e drejton në kokë dhe një lazer jeshil e shënjon. Papritur dëgjohet një e shtënë dhe video përfundon.

Policia në Virxhinia nuk e përmendi emrin e reperit, por konfirmoi se një mashkull 17-vjeçar vdiq nga një plagë aksidentale me armë zjarri në kokë. Sipas informacioneve nga Dailymail , ai u dërgua në një spital lokal, ku përfundimisht u shpall i vdekur.

Anëtarët e familjes së tij kanë ngritur një Gofundme në një përpjekje për të mbledhur 15,000 dollarë për të mbuluar shpenzimet e funeralit.