Bota

Ndërroi jetë nga trendi i TikTok-ut, prindërit e 13-vjeçares thirrje për të parandaluar raste të ngjashme!

Familja e një vajze 13-vjeçare australiane, e cila ndërroi jetë si pasojë e ‘chroming’, ka kërkuar veprime urgjente për të parandaluar që të ndodhin vdekje të ngjashme. ‘Chroming’ është një tendencë e re në rrjete sociale që përfshin thithjen e kimikateve toksike që gjenden në produktet e aerosolit, si deodorant apo sprucues për insektet. Ky trend u shfaq fillimisht në vitin 2009 dhe kohët e fundit është rikthyer në TikTok.

Esra Haynes ndërroi jetë pasi thithi tym nga një shishe deodoranti dhe pësoi arrest kardiak më 31 mars. Mjekët thanë se truri i saj ishte dëmtuar rëndë dhe nuk mund të rekuperohej.

Andrea dhe Paul Haynes e dërguan vajzën e tyre në një festë, duke pritur që ajo të kthehej në shtëpi e shëndetshme. Ata kurrë nuk e prisnin që mbrëmja të përfundonte në tragjedi. Edhe kur Esra u dërgua në spital, prindërit e saj mbetën optimistë se ajo do të shërohej. Andrea Haynes u shpreh:

Ne menduam se do ta sillnim në shtëpi. Megjithatë, një skaner i trurit të Esra-s tregoi dëme të konsiderueshme.

Andrea dhe Paul Haynes u shtrinë në shtrat me vajzën e tyre derisa erdhi koha për të paimagjinueshmen. Nëna dhe babai i pikëlluar vendosën të heqin vajzën e tyre nga aparaturat që e mbanin në jetë dhe kontaktuan të afërmit e tyre për të ardhur në spital për të thënë lamtumirën e fundit. Prindërit e Esra-s kanë nxitur shkollat që të ndërgjegjësojnë nxënësit për këtë veprim të rrezikshëm dhe po lobojnë për një formulë më të sigurt dhe më pak toksike për deodorantët.