Bota

Ndërron jetë blogerja e njohur ruse, bie nga 50 metra lartësi teksa po bënte një foto!

Një 39-vjeçarë ruse ka humbur jetën teksa bënte një foto gjatë një ekspedite në Gjeorgji. Blogerja e njohur Inessa Polenk ishte duke bërë një foto në një vend ku nuk lejoheshin turistët por fatkeqësisht humbi ekuilibrin dhe ra nga një lartësi prej 50 metrash.

39-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spital por fatkeqësisht ndërroi jetë nga plagët e shumta që kishte marrë. Videoja e rrëzimit të saj u bë virale në media dhe u shpërnda menjëherë në të gjithë botën. Në të tregohet momenti kur gruaja humbet ekuilibrin dhe rrëshqet nga platforma. Më pas, një burrë shihet duke vrapuar pas saj në përpjekje për ta shpëtuar, por fatkeqësisht blogerja tashmë kishte rënë.

Vdekja e Inesës nuk është aksidenti i parë i këtij lloji që do të kujtojmë pasi rrjetet sociale vërshojnë jetën tonë dhe fiksioni duket se është më i rëndësishëm se realiteti. Influencues nga e gjithë bota përpiqen të nxjerrin foton më të vështirë dhe ndonjëherë gjithçka përfundon në mënyrën më tragjike.

Autoriteteve të vendeve të ndryshme u është dashur të marrin masa për këtë çështje duke qenë se numri i vdekjeve nga ky shkak vazhdon të rritet. “Zonat e shpallura pa selfie” janë inauguruar në Shtetet e Bashkuara nga Biblioteka Kombëtare e Mjekësisë me qëllim shmangien e këtyre tragjedive. Edhe në Spanjë, disa ditë më parë u ndalua një selfie pranë Sagrada Familia (Barcelona) nga një shkallë lëvizëse, e cila ishte virale midis turistëve dhe ishte e rrezikshme.

Dhjetorin e kaluar, një grua gjithashtu vdiq ndërsa përpiqej të bënte një selfie në Atuel Canyon (San Francisko). Përpara saj, influencuesja kineze Sofía Cheung u përpoq të bënte një fotografi në buzë të një ujëvare. Një lloj tjetër rreziku, por edhe vdekjeprurës, i mori jetën një njeriu nga një luan teksa përpiqej të bënte një selfie pranë kafazit të kafshës në një kopsht zoologjik.