Botë e Çuditshme Lifestyle Travel

Në ishullin ku pasqyrat janë të ndaluara…

Ishulli grek Spinalonga nuk ka një histori shumë tërheqëse, por pavarësisht kësaj është tërheqës për turistët. Njihet si “qyteti i fantazmave” dhe sot është i pabanuar, ndërsa dikur ka qenë vend ku strehoheshin të sëmurët nga lebra. Hyrja e kalasë quhej Porta e Dantes. Vendasit e quajtën vendin “Ishulli i të mallkuarve” dhe “Ishulli i të vdekurve të gjallë”.

Megjithatë, gjithçka ndryshoi në vitin 1936 kur Epaminondas Remountakis, student i vitit të tretë të drejtësisë, mbërriti në ishull dhe themeloi “Vëllazërinë e të sëmurëve Spinalonga”, me dëshirën për të përmirësuar kushtet e jetesës së pacientëve. Megjithatë, legjenda thotë se pasqyra ishte e ndaluar në këtë vend. Banorët e saj nuk donin të shihnin se si dukeshin. Sot turistët e vizitojnë shpesh, por në disa dhoma ende është e ndaluar hyrja. Ekziston një muze i vogël ku mund të shihni se çfarë përdorej për trajtim në ato kohë të vështira.