Celebrities Live From Tirana

Neda Balluku në TAR: “Luiz Ejlli ka një shans të madh këtë vit…”!

Sot e ftuar në emisionin “Live From Tirana” ishte ish-banorja e “Big Brother 4” dhe njëkohësisht opinionistja e njohur Neda Balluku. Ky edicion i dytë i “BBV” ka thyer rekorde shikueshmërie. Një nga banorët, këngëtari Luiz Ejlli është kthyer tanimë në një fenomen ku ka fituar zemrat e miliona njerëzve. Sa i përket romancës së tij të krijuar me moderatoren Kiara Tito, si e sheh Neda Luizin, a po vepron me zemër apo me mendje? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.

Ndërkaq, në edicionin e parë të “BBV” u krijuan 3 çifte ndërsa këtë edicion deri më tani është krijuar vetëm një çift. Sa të favorizon pjesa që ti krijon romancë me dikë aty brenda sipas Ballukut?

Çiftet janë arsyeja më madhore se pse ndiqen këto reality show. Unë personalisht kam tendencën t’i shoh, ta shijoj romancën e tyre dhe në momentin që dalin dhe ndahen nuk kanë pse i japin askujt llogari. Aty brenda është tendenca për të kërkuar aleatë dhe i dashuri që ti gjen vjen edhe si nevojë për të pasur dikë të besuar. Ka darka që i shoh Luizin dhe Kiarën në shtrat, duke folur, duke buzëqeshur dhe nuk ka të paguar qetësia shpirtërore që ata marrin në atë moment. Ky është një avantazh që kanë çiftet sepse je më në paqe. Romanca me Kiarën e ka bërë më njerëzor Luizin, përtej fokusit që kishte në lojë. Nga ana tjetër Luizi është me shans të madh sepse ky edicion ka një kast të dobët. Vitin e kaluar Iliri fitoi një “BBV” shumë të vështirë. Këtë vit duket se nuk ka konkurrencë. Mendoj që Luizi është fituesi. Banorët aty janë dorëzuar. Amosi kur kuptoi dominimin e Luizit, u dorëzua ku shumë mirë mund të bënte antagonizmin.