Celebrities Film & Tv Gossip

Netflix/ Ja serialet dhe filmat ‘trending’ të muajit maj!

Sezoni i verës ka mbërritur, që do të thotë se më në fund është sezoni i #Polin (Bridgerton). Pjesa parë e sezonit të tretë të ‘Bridgerton’ debutoi në vendin e parë në listën televizive angleze, duke grumbulluar 45,1 milion shikime. Seriali, ku luajnë Nicola Coughlan dhe Luke Newton, ishte #1 në 78 vende dhe arriti në Top 10 në 92 të tjera dhe ky është vetëm fillimi. Me pjesën e dytë që do të dalë më 13 qershor, pritet të shkojë edhe më tej!

Trillerët dramatikë zunë tre vënde në listën televizive angleze. Seriali i ri i Richard Gadd-it, ‘Baby Reindeer’ zuri vendin e tretë në javën e tij të gjashtë me 7.4 milion shikime.  ‘Bodkin’, i prodhuar nga Presidenti Barack Obama dhe Higher Ground e Michelle Obama, renditet në vendin e 6-të me 4 milion shikime. ‘A Man in Full’, seriali i limituar nga David. E Kelley me Jeff Daniels dhe Diane Lane protagonistë, është në vendin e 9-të me 2.4 milion shikime.

Ndërkaq Kevin Hart vazhdon të na bëjë të qeshim. ‘Kevin Hart: The Kennedy Center Mark Twain Prize for American Humor’, i cili përmban homazhe nga Chris Rock, Dave Chappelle, George Wallace dhe Jerry Seinfeld, është në vendin e pestë me 4.1 milion shikime. ‘Roast of Tom Brady’, u pozicinoua në vendin e 7-të me 3.4 milion shikime.

Brooke Shields me ‘Mother of the Bride” në të cilën ajo luan së bashku me Benjamin Bratt, Miranda Cosgrove dhe Chad Michael Murray zuri vendin e parë për të dytën javë radhazi me 25.4 milion shikime, duke e çuar totalin e shikimeve në 52.1 milion. ‘Madame Web’, zë vendin e dytë me 10.8 milion shikime. Filmi i animuar për fëmijë ‘Thelma The Unicorn’, me zërat e Brittany Howard, Will Forte dhe Jemaine Clement, shkëlqeu në vendin e katërt në javën debutuese me 7.3 milion shikime. ‘Unfrosted’ i Jerry Seinfeld u ngjit në vendin e nëntë me 2.5 milion shikime.