BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Gossip Showbiz

Nga Olta te Armaldo pastaj tek Luizi, Kristi shpjegon arsyen!

Big Brother VIP Live nga shtëpia në Top Albania Radio rikthehet këtë të diel, emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme, ku Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Sot është hera e fundit që do të zhvillohet “BBV Live nga shtëpia në TAR për këtë edicion, duke qenë se javën tjetër është finalja e madhe. Këtë herë Blendi Salaj dhe Enxhi Nasufi do të intervistojnë Krist Aliaj, i cili ka treguar se përse e prishi miqësinë me Oltën, pastaj me Armaldon dhe në fund me Luizin.

Jam ndjerë mirë me Oltën në fillim, ndenja me të sepse më jepte konfort, kuptoheshim në ca gjëra që me të tjerët nuk kuptoheshim, ndenjta me të, por jo për interes. Kur e mbylla me Oltën nuk u ktheva më kur e pash që abuzoi u distancova, e njëjta gjë dhe me Armaldon ndalova dhe me atë… Ishte ajo me Keisin pse u afrova me Luizin sepse dy çifte dhe aty ishte afrimi me Luzin se jemi dy meshkuj kuptoheshim më mirë…