Nilsa Hysi: ‘Ja çfarë bëhet në të vërtetë në Dhërmi’
Video Podcasts • 15:40 29/05/2021
Me 'lehtësimin' e orës policore dhe masave anti-COVID në tërësi, të gjithë po e presim me padurim hapjen zyrtare të sezonit turistik. Sikundër vitin e kaluar edhe këtë vit pandemia na ka bërë që të mos e shijojmë plazhin dhe jugun e Shqipërisë për arsye nga më të ndryshmet, qoftë nga frika e ndonjë infektimi të mundshëm apo edhe arsyet ekonomike. E teksa COVID-19 ndikoi në ekonominë e turizmit global, shumë shtete duke përfshirë edhe Italinë fqinje, ulën çmimet në bregdet për të tërhequr sa më shumë turistë duke rritur kështu gradualisht ekonominë e tyre. Këtë strategji e ndoqën shumë shtete të cilat krahas uljes së çmimeve kishin oferta fantastike në hotelet më luksoze të tyre, vakte falas madje edhe bileta avioni me çmime super të lira. Rrjedhimisht lind pyetja - Po në Shqipëri çfarë u bë?! Këtë na bëri ta kuptojmë më mirë Nilsa Hysi, folësja jonë e 'Merre Me Lëng Show' e cila ka ikur në jug, përkatësisht në Dhërmi, në prag të hapjes së sezonit turistik, vetëm për t'u zhgënjyer! Nilsa ka postuar një seri videosh në Insta Story ku na tregon mbi situatën e plazheve dhe hoteleve në Dhërmi. Ky i fundit është atraksioni i parë i turistëve vendas, e jo vetëm. Nuk e dimë nëse u shokua vetëm sepse kishte dy vite që nuk i vizitonte këto plazhe apo sepse situata nuk është edhe aq e këndshme. Me të shkelur në Dhërmi ajo u përball me një rrëmujë të madhe ndërtimesh, kushteve të këqija, pluhurit, zhurmës dhe çmimeve stratosferike. Në videot e saj Nilsa tregoi se si edhe hoteli që ka më pak 'yje' ka çmime relativisht të larta dhe një shërbim që lë shumë për të dëshiruar. Pyetja që e mundon është përse askush nuk bën asgjë për ta përmirësuar këtë aspekt të turizmit por pranojnë kushtet të pakuptimta dhe të kripura që u ofrohet. Për më tepër ndiqni videon! Nilsa Hysi
Pëlqimi mes Erjolës dhe Romeos, flet mikesha e banorit: “Edhe mundet…”
Live From Tirana 09:52 07/05/2024
Deklarata e Julit për Eglën mbi mast*rbimin, Olta Ahmetaj: “Njëfarë të drejte e ka…”
Live From Tirana 09:50 07/05/2024
“Egla me një dorë të fërkon, me një dorë tjetër të gjuan”/Olta Ahmetaj për televotimin Romeo-Heidi!
Live From Tirana 09:48 07/05/2024
“Franku V”, shfaqja që vihet në skenë nga nxënësit e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”…
Live From Tirana 09:45 07/05/2024
Ditëlindjet 07/05/2024 – Wake Me Up
Wake Me Up 08:44 07/05/2024
Horoskopi 07/05/2024 – Wake Me Up
Wake Me Up 08:43 07/05/2024
Almanaku 07/05/2024 – Wake Me Up
Wake Me Up 08:38 07/05/2024