Albanian’s Hot Top 30, Week of May 6th

Artistja Marsela Çibukaj së fundmi ka prezantuar albumin e saj që mban titullin “Petale” dhe që përmban 4 këngë. Katër këngë të bukura dashurie, me atë dashurinë melankolike, një dashuri më llogaritare në sensin e përfundimit të një dashurie. Në këngët “Petalet” është një dashuri pak më ‘vintage’. Ibro Deli, një artist shumë dimensional, ka bërë një rikthim të fuqishëm me publikimin e këngës “Jarana” pas këngës së tij “A Thu”, e cila ishte gjithashtu pjesë e listës. Elvana Gjata gjithashtu ka sjellë një këngë të re në treg, një këngë mjaft energjike titulluar “Ku gjen më mirë”.

Një nga hyrjet e reja në klasifikimin për këtë javë është edhe artisti Blleki me projektin e tij më të fundit “TATALOKA” pjesë e mixtape të tij më të ri. Në nisje të spektaklit të BBV për festimin e 100 ditëve të tyre, banorët kanë surprizuar publikun me një projekt muzikor të cilin e kanë krijuar përgjarë këtyre ditëve brenda shtëpisë më të ndjekur të “BBV3”. Dhe si asnjëherë më parë, banorët janë ‘zhvendosur’ në studio teksa kanë performuar këngën e krijuar, shoqëruar me një koreografi të mrekullueshme. Në një atmosferë elektrizuese ata kanë dhënë spektakël me interpretimin e këngës duke marrë duartrokitje të forta nga studio. Stresi dhe Varrosi nga ana tjetër vijnë me një bashkëpunim të ri, ku mban emrin “Ke Inat”.

Baby G ka publikuar një projekt shumë ritmik në prag të hyrjes së sezonit veror, titulluar “Take 2”. Skerdi është një tjetër këngëtar i njohur shqiptar që ka publikuar një projekt të ri këtë javë dhe ka vendosur ta titullojë “Pa mu”. Julio Imeri është këngëtar, performues, kompozitor dhe kantautor, i cili u bë pjesë e klasifikimit me versionin e tij të këngës “Fati Ynë Shpresë dhe Marrëzi” nga Aurela Gaçe. Këtë javë në “Albanian’s Hot Top 30” ai vjen me “Ne të dy”.

Powered by The Top List © / Top Awards

1
Marsela Çibukaj
Petale
2
Ibro Deli
Jarana
3
Elvana Gjata
Ku gjen më mirë
4
Blleki
TATALOKA
5
BBV3 Cast of 100 Days
Kap Prime
6
Stresi, Varrosi
Ke Inat
7
Baby G
Take 2
8
Skerdi
Pa mu
9
Julio Imeri
Ne të dy
10
MatoLale
Vaçe Zela
11
Fifi x Offchestra
Edhe pak
12
Irkenc Hyka
Male
13
Skerdi
Xinxerfille
14
Rool
All Star
15
Arbresha x Bardhi
Luj Zemer
16
Era Istrefi
Mona Lisa
17
Dhurata Dora
Sheqer
18
Stresi & One T
Mos u dorzo 2
19
Olta Boka
Me shume se ti
20
Lore
Te Du
21
Argjend Gjigja
INDIGO / pase lo que pase
22
Ronela Hajati
Jepi Gaz
23
Lumi B x Buta
Trust
24
Stefania X Faydee
Ma bebe
25
Dafina Zeqiri
Go Go Go
26
Emra Brah x Don Phenom
O Jet
27
Alban Skënderaj
Pranvera
28
Marsela Cibukaj
Fajet
29
Cozman
Champions
30
GJIKO x MAK ZØGAJ
EHEMMM