Aktualitet Politikë

Nis protesta e thirrur nga Berisha-Bardhi! ‘Blindohet’ Kryeministria!

Ka nisur para pak çastesh protesta e opozitës e thirrur nga Berisha-Bardhi, ku qindra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë.

Godina e Kryeministrisë është rrethuar nga 1200 forca policie, të cilat janë në gatishmëri në rast të ndonjë indicenti.

Dyert e godinës janë blinduar ndërsa në gatishmëri janë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Forcat e Sigurisë Kombëtar, Garda dhe Forcat Shqiponja. Po ashtu, prezente janë forca zjarrfikëse dhe ambulanca.

Bulevardi po mbikëqyret nga kamerat, të cilat janë pozicionuar sipër godinave.

Ndërkohë, deputetët e opozitës së bashkuar i janë drejtuar sheshit para kryeministrisë për të mbajtur fjalën e tyre. Protestës i janë bashkuar edhe deputetët Jorida Tabaku dhe Alfred Rushaj.

Kjo protestë po mbahet pa prezencën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe liderit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë. Protesta vjen pas bashkimit të dy pjesëve të PD-së.