Celebrities Film & Tv Magazine Pardon My French Showbiz

Nisin xhirimet për emisionin që pritet të nisë në Top Channel, ja çfarë na zbulojnë Eni Shehu dhe Lei Kraja…

Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. “Pardon My French” nga Jonida Alickolli, të cilës këtë sezon të ri i është bashkuar në moderim Arbër Çepani, ku e vetmja gjë që nuk dinë të bëjnë është të flasin frëngjisht! Me anë të një telefonate ekskluzive për Top Albania Radio kanë qenë të ftuar dy prezantuesit e emisionit që pritet të fillojë në Top Channel shumë shpejt. Bëhet fjalë për Eni Shehun dhe Lei Krajën, të cilët janë momentalisht duke xhiruar emisionin “Pushime On Top”, që pritet të transmetohet si gjithmonë gjatë sezonit veror.

Ata momentalisht ndodhen në Spanjë dhe Eni Shehu na zbuloi se çfarë është duke ndodhur:

Ne ja kemi kaluar shumë mirë. Jemi katër veta. Unë, Lei dhe dy kameramanët. Do të sjellim një eksperiencë shumë të bukur.
Ky është xhirimi i parë.

Më pas, Lei Kraja u shpreh:

Ka qenë mbarësi. Plus Eni më ka llastuar me suita, me gjëra dhe nuk kam përse të ankohem fare.

Çfarë risie ka ky sezon i ri, duke qenë se na zbuluan edhe faktin se po xhirojnë edhe jashtë Shqipërie?

Po, kjo është risia e këtij sezoni. Filluam sidomos me javën e parë që ta nisim vrullshëm me disa episode jashtë Shqipërisë. Kryesisht personazhet që kemi gjetur, duke qenë se janë pjesë shumë e rëndësishme këto njerëz që rrëfejnë historitë e tyre, janë të suksesshëm dhe sipërmarrja e tyre në vendet turistike të ketë lidhje me turizmin. Pra me shërbimet, me mikpritjen e me të tjera me radhë. Kemi vendosur të ikim në Mykonos, kemi vendosur të ikim në Lake Como. Në Zvicër kemi disa njerëz që do të na presin aty. Ndoshta në një farë mënyre edhe një krahasim me shërbimin andej me Shqipërinë. Dua të shkojmë drejt një unifikimi përsa i takon ofertave turistike. Të tregojmë edhe një anë tjetër se gjithë këto vite duke parë në Shqipëri se ç’bëhet, kemi thënë ato mangësitë, ato problematikat i kemi sqaruar vit pas viti. Por ndoshta duke ja treguar njerëzve të këtij sektori sesi operohet jashtë vendit, mbase do të ishte një shtysë akoma edhe më e madhe për të arritur standardin.