Botë e Çuditshme Food & Drink

Një filxhan kafe në këtë lokal në Londër kushton 310 euro!

Një kafene e vogël në Londër vendosi t’u ofronte klientëve të saj diçka të pazakontë dhe me një çmim po aq të pazakontë. Ata që kanë mundësi mund të provojnë kafe në Londër, për të cilën do të duhet të paguajnë 265 paund (310 euro) për një filxhan. Kafeneja “Shot” në lagjet elitare të Londrës Mayfair dhe Marylebone shkakton një ndjesi të veçantë për shkak të origjinës së kokrrave nga të cilat bën kafe.

Përkatësisht, kafeja prodhohet nga kokrrat “Tipika”, nënspecie më cilësore e “Arabica”. Ato rriten dhe piqen në pasurinë Nakayama në ishullin japonez të Okinawa. Një kilogram i këtyre kokrrave speciale kushton 1,730 € (1,480£), pa përfshirë kostot e transportit.

Ndërkaq, studimet e fundit konfirmojnë se kafeja është një aleat kundër plakjes së lëkurës falë vetive të saj antioksiduese dhe anti-inflamatore. Ky studim donte të fokusonte vëmendjen tek efektet që mund të kenë disa pije, si kafeja, alkooli dhe pijet me sheqer, në plakjen e lëkurës së fytyrës.

Duke konfirmuar efektet e dobishme të kafesë në shëndetin estetik, studimi i publikuar në Journal of Cosmetic Dermatology, theksoi se si kjo pije mund të jetë një aleat i fuqishëm për ngadalësimin e plakjes së lëkurës. Kjo është pikërisht arsyeja pse kafeja konsiderohet si pija perfekte kundër plakjes.

Nuk janë vetëm kremrat dhe serumet që kontribuojnë në bukurinë e lëkurës, por edhe ushqimet që konsumojmë. Ndër gjetjet kryesore, studimi zbuloi efektin mbrojtës të kafesë në lëkurën e fytyrës. Konsumimi i saj, megjithëse i moderuar, ul rrezikun e plakjes së lëkurës. Ky është një rezultat që kontribuon në pasurimin e literaturës shkencore që e përzgjodhi si një mike të vërtetë për lëkurën.