Celebrities Film & Tv Magazine Pardon My French Showbiz

Një pjesë e publikut nuk ka përkrahur opinionet e saj? Ja si reagon Ori Nebijaj!

Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. “Pardon My French” nga Jonida Aliçkolli, të cilës këtë sezon të ri i është bashkuar në moderim Arbër Çepani, ku e vetmja gjë që nuk dinë të bëjnë është të flasin frengjisht!

E ftuar në emisionin e kësaj të mërkure ka qenë Ori Nebijaj. Edhe pse u shkëput nga ekrani për t’i kushtuar vëmendje postit të saj si deputete e Partisë Demokratike, ajo u rikthye për të qenë opinioniste e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”. Në këtë intervistë ekskluzive, ajo na zbulon më shumë detaje rreth spektaklit pas mbylljes me sukses të këtij sezoni.

Si e komenton ajo faktin se disa persona kanë dalë kundër opinioneve të saj? A ka ndikuar ky presion i madh tek ajo?

Duke qenë se isha e qartë se do të ishin valë. Shiko, është e pamundur të gabosh në dhënie opinionesh dhe mendimesh që ti absolutisht e nënvizon çdo herë që janë thjeshtësisht të tuat. Dhe ashtu siç unë kam një opinion në atë kolltuk, patjetër që përgjegjësia është më e madhe, sepse unë jam e ulur aty dhe më dëgjojnë të gjithë po njësoj ka çdo person që e ndjek Big Brother-in na shtëpia një opinion të tijin. Kështu që, që të biem të gjithë në një mendje do të ishte absurde dhe madje do të isha shqetësuar nëse nuk do të kishte disi debat apo diskutim mbi opinionet që unë kam shprehur. Unë me thënë të drejtën jam shumë e lumtur që i kam thënë gjërat siç i mendoj dhe i kam thënë të vërtetat e mia ashtu bruto siç unë i kam menduar, sepse sado që njerëzit të mos mendojnë si ty e vërteta ime nëse është e pastër është thjesht e imja.