Celebrities Gossip Showbiz

“Një pjesë të konsiderueshme do ia dhuroj…”, Luizi flet për rojen e Top Channel që humbi jetën gjatë sulmit!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Për transparencë, produksioni i “Big Brother VIP” vendosi që ngjarjen e rëndë të sulmi terrorist, që i mori jetën një prej punonjësve të Top Channel, t’ua tregonte dhe banorëve, të cilët janë tashmë pjesë e medias. Luizi ka zbuluar se e njihte personalisht viktimën, Pal Kola, i cili u vra nga një plumb gjatë sulmit . Ai deklaroi se çfarëdo lloj shume që do fitonte nga “BBV2” do ja dhuronte një pjesë familjes së të ndjerit.

Unë e kam njohur dhe prej emrit rojen. Ndihem shumë keq. Jam i sigurt që kjo shtëpi është më e sigurt se çdo ambasadë. Është një masakër. Kur goditet fjala e lirë, nuk gjej emër ti vë këtij akti terrorist. Por mund të them se të gjithë bashkë mund t’ja dalim duke i dhënë forcë njëri-tjetrit, duke pasur mbështetjen tuaj. Ju jeni forca juaj sepse jeni në lëvizje. Pavarësisht garave, të gjitha janë zero kundër kësaj. I them familjes së të ndjerit që një pjesë të konsiderueshme do ja dhuroj atyre.

Spektakli i Big Brother VIP sot ka nisur në një mënyrë të pazakontë. Pa muzikë, pa publik, pa ish-banorët, Arbana e nisi me një monolog mbi atë çka tronditi opinionin publik shqiptar pas sulmit terrorist ndaj Top Channel. Roja i sigurisë mbeti i vdekur nga një plumb rikoshet.