Celebrities Gossip Showbiz

“Sot nuk kemi dot spektakël!”/ Hyrja e pazakontë e Arbana Osmanit në ‘prime-in’ e sotëm të “BBV2”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Spektakli i Big Brother VIP sot ka nisur në një mënyrë të pazakontë. Pa muzikë, pa publik, pa ish-banorët, Arbana e nisi me një monolog mbi atë çka tronditi opinionin publik shqiptar pas sulmit terrorist ndaj Top Channel. Roja i sigurisë mbeti i vdekur nga një plumb rikoshet.

Sot nuk kemi dot spektakël…Sot është një ditë zie për të gjithë stafin e Top Channel…

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Bora Zemani, pjesë e Top Media është bashkuar ditën e sotme duke dënuar sulmin me armë ndaj mjediseve të Top Channel në Mëzez, me një viktimë. Me anë të një reagimi në rrjete sociale, ajo ka shprehur keqardhjen lidhur me këtë ngjarje kaq të rëndë që na ka lënë të gjithëve pa fjalë.