Celebrities Gossip Showbiz

Një super mbrëmje, ja cilët janë të ftuarit specialë sonte në “Më lër të flas”!

Pas sukseseve të sezoneve të kaluar ka nisur sezoni i tretë i emisionit “Më lër të flas” moderuar nga vëllezërit Veshaj. Me një larmishmëri temash, të ftuar VIP, lojërash dhe performancash në studio, “Më lër të flas” sjell alternativën më të mirë për të kaluar disa momente me të qeshura, energji dhe situata që nuk i keni parë në asnjë program televiziv.

Së fundmi faqja zyrtare e emisionit ka publikuar promon e mbrëmjes së sotme dhe ka zbuluar edhe të ftuarit specialë. Në një diskutim  pjesën e parë do të jenë të ftuar Beniada Nishani, Eno Popi, Visjan Ukcenaj dhe Jerina Lalaj. Pjesë e dytë të emisionit e ftuara speciale e kësaj jave do të jetë Samanta Karavella, pas një kohe të gjatë pa marrë pjesë në intervista, sot do të jetë përballë pyetjeve pikante të vëllezërve veshaj për të na zbuluar më shumë rreth jetës së saj private dhe profesionale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Më lër të flas (@melerteflas.tch)

Futbollisti i kombëtares Taulant Seferi tregoi për “Më Lër të Flas” disa detaje nga jeta personale, përfshirë edhe lidhjet. Gjatë pyetjeve që Donald dhe Romeo Veshaj i bënë sulmuesit, ai zbuloi se prej katër vitesh është në lidhje me një vajzë shqiptare që jeton në Zvicër. Ndër të tjera futbollisti tregoi se ajo bëhet xheloze në disa raste për memet që janë bërë në rrjete sociale, por ka arritur të gjejë zgjidhjen.