Qyteti 500-vjeçar i Amritsar, në krahinën indiane Punxhab është një vend i lashtë e i shenjtë; madje një tempull fetar Sikh gjen dhe në aeroportin e zonës. Aty çdo ditë mijëra indiane dhe besimtarë të huaj vinë për të parë vendet e shenjta. Mes tyre është padyshim tempulli i Florinjtë, që është selia kryesore shpirtërore e Sikh e ndërtuar me gati 1 ton flori në kupolat. Struktura e mahnitshme raportohet se është përfunduar në vitin 1604 nga Shri Guru Arjun Dev Ji, që është guru i pestë i besimit Sikh.
Tempulli i artë i Amritsar ka hyrje nga të katërt anët e tij, për të treguar se është i hapur për të gjithë besimtarët e çfarëdo rangu shoqëror apo të besimit. Njerëz nga të gjitha rajonet janë të mirëpritur këtu nëse ndjekin disa rregulla si ndalimi i produkteve të duhanit apo i çamçakëzve. Si burrat dhe gratë duhet të kenë kokën e mbuluar në shenjë respekti por për këtë jepen falas shallë koke në ngjyrën tradicionale Sikh, që shërbejnë dhe si suvenire për vizitorët.
![](https://www.topalbaniaradio.com/v7/wp-content/uploads/2024/05/1200px-The_Golden_Temple_of_Amrithsar_7.jpg)
Vizita shoqërohet me muzikë relaksuese indiane Sikh që luhet nga sisteme të mëdha zëri. Vizitorët britanikë thonë se në tempullin e florinjtë sheh njerëz të të gjitha moshave por ajo që të tërheq vëmendjen është sa të qetë janë aty fëmijët e vegjël. Në sallën kryesore gjen dhjetra bebe që zvarriten në dyshemenë e mermertë që duken të magjepsura me spiritualitetin e vendit, dhe gjatë vizitës së gazetarëve asnjë prej tyre nuk u dëgjua të qante.
Temperaturat mund të jenë disi të larta por besimtarët mund të bëjnë banjë në ujin që rrethon kompleksin. Zonja e banjës për gratë është e ndarë veçmas nga djemtë e burrat, të cilët mund të lahen në zonat e hapura.
![](https://www.topalbaniaradio.com/v7/wp-content/uploads/2024/05/golden-temple_1663763909577_hd.jpg)
Në tempull jepet falas për këdo ushqimi Karah Prasad — një gatim vendas me miell të ëmbël, që u shërbehet nga vullnetarë të gjithë atyre që qëndrojnë në radhë për të hyrë. Në kete qytet nuk raportohet per krime apo varfëri dhe rrethinat e kompleksit thuhet se janë mbjellë pemë të shenjta, shtohet ne raportim.