Lifestyle

Nuk e dinit më parë, por shefi juaj mendon se burrat janë më ambiciozë se gratë!

Shefat janë pesëfish më të prirur që t’i shohin meshkujt si më ambiciozë sesa gratë në aspektin e punës. Këtë e ka bërë të ditur një studim i fundit. Anketimi nga ‘YouGov’ ka zbuluar se burrat perceptohen si me më shumë vetëbesim, ndërsa gratë vlerësohen si më të ndërgjegjshme në punë.

Nga ana tjetër, 40 % e punëdhënësve kanë thënë se burrat janë më të prirur sesa gratë të kërkojnë rritje rroge dhe rritje të pozicionit të punës. Zbulimet gjithashtu kanë treguar se edhe një në tre punonjës ende besojnë se ekziston seksizmi në vend të punës, përderisa një në tetë njerëz që punojnë në kompani të mëdha thonë se ngacmimet seksuale shpeshherë nuk janë raportuar aty. Këto zbulime vijnë pas një anketimi të fundit të kryer nga ‘Populus for  Young Women’s Trust’, i cili ka treguar se thuajse gjysma e vajzave të reja kanë shprehur dëshirën të bëhen lidere një ditë.

Gratë kanë më pak të ngjarë të promovohen në punë, se sa burrat, kjo sepse ndihen më të stresuara, të frustruara dhe të dekurajuara në punë, ka pohuar një studim i ri. Ekspertët e udhëhequr nga Universiteti Yale zbuluan se, krahasuar me burrat, gratë raportuan se ndiheshin më të mbingarkuara, të stresuara, të frustruara, të tensionuara, të dekurajuara dhe më pak të respektuara në punë. Sipas studiuesve, emocionet ndikojnë në performancën e punës, vendimmarrjen, kreativitetin, mungesën, zgjidhjen e konflikteve dhe efektivitetin e lidershipit.

Nëse kohët e fundit jeni përballur më shumë me stresin në punë, dijeni se nuk jeni të vetmit. Megjithatë, ka një lajm të keq. Një studim i ri paralajmëron se stresi i punës dhe shqetësimet për paratë mund të rrisin rrezikun për të pasur një goditje në tru ose atak në zemër deri në 30 për qind.

Nga një sondazh ndërkombëtar prej më shumë se 100.000 njerëzve, studiuesit në Suedi kanë lidhur rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare me nivelet e larta të stresit. Ekspertët nuk mund të shpjegojnë përfundimisht lidhjen që kanë gjetur, apo edhe nëse nivelet e larta të stresit janë shkaku i sëmundjeve kardiovaskulare.