Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“Nuk është një skenar dhe ti vjen me një karakter…”/Si e sheh Arjola Demiri pjesëmarrjen e aktorëve në BBV?!

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë aktorja e njohur, Arjola Demiri. Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën e saj si banore e shtëpisë së BBV në edicionin e parë po gjithashtu ka dhënë dhe mendimin e saj se si e shikon edicionin e tretë tani.

Lidhur me temën se si shihen aktorët si banorë në një format si BBV dhe a janë të favorizuar banorët e rinj që hynë më pas duke rikujtuar edicionin ku ajo ka qenë pjesëmarrëse, Arjola u shpreh:

Duhet ta them pas dy viteve se ndoshta në shtëpi nga Vëllai i Madh ose vëllezërit e mëdhenj, unë kam qenë ndër njerëzit më të besuesshëm. Si do të thoni ju? Kishin ndonjë problematikë në shtëpi ata më thërrisnin vetëm mua, kishte ndonjë gjë për t’u zgjidhur ata më thërrisnin vetëm mua. Unë e kam ndjerë veten të përkëdhelur me thënë të vërtetën. Nuk kam parë ndonjë ndasi të madhe midis banorëve të rinj dhe të vjetër sigurisht që ambientohen shumë shpejt. 

Më pas shtoi gjithashtu se:

Unë nuk mendoj që BBV nuk është një skenar dhe ti vjen me një karakter të përgatitur. Absolutisht që unë kam marrë Arjolën që është jashtë dhe e kam futur brenda shtëpisë, personalitetin tim, karkaterin tim. Profesioni ynë është aktore por shpesh kam dëgjuar “Pse nuk aktroje?” Aktrimi nuk është një gjë që ti mund ta përdorësh dhe mund ta manovrosh se e ke profesion dhe mund ta bësh edhe në jetën e përditshme. Absolutisht që jo.