Lifestyle Love & Sex

Nuk janë problemet në dhomën e gjumit/Sipas ekspertëve kjo është sfida më e madhe e çifteve sot!

Terapeutët britanikë që merren me problemet e çifteve kanë zbuluar së fundmi për “Huffington Post” se cila është sfida më e madhe me të cilën çdo ditë ballafaqohen në profesionin e tyre. Megjithëse ju dhe partneri juaj ndoshta nuk fshihni sekrete të shumta, është më se e sigurt që akoma nuk keni mësuar se si të komunikoni me njëri-tjetrin në mënyrën më të duhur.

Në të vërtetë, problemi numër një në lidhje padyshim është komunikimi. Lidhur me këtë ka reaguar psikoterapeutja Laura Jang, e cila ka shpjeguar:

Në këtë bën pjesë edhe se si të debatoni me partnerin, por që të mos kërcënoni se do ta braktisni, si edhe vetëdija mbi atë që janë format e sjelljeve, të cilat tani ju nevrikosin por që gjithmonë kanë qenë të pranishme. Ndërkaq ju mbase më herët madje i keni konsideruar edhe si simpatike. Çelësi i ekzistencës së lidhjes përfundimisht është komunikimi efektiv.

Pas komunikimit të keq pason mungesa e argëtimit si shikimi i përbashkët i programeve televizive, mungesa e kohës për partnerin, pandjeshmëria apo mosinteresimi ose ndjeshmëria e tepruar, varësia e tepërt nga partneri, si edhe humbja e ndjenjës së karakterit të fortë vetjak. Edhe pse jeni në lidhje, duhet që patjetër të keni parasysh që ju dhe partneri juaj, para së gjithash, jeni dy personalitete të veçanta.