Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

Olta Sheta për edicionin e sivjetshëm të “BBV”: “Shpresoj mos mbyllet kurrë, të na bëjnë më shumë bebe…”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio ish-konkurrentja e “BB”, Olta Shetaj. Meritoni pas Prime-t të së shtunës i deklaroi Erjolës se shpreson për një bebe më Ilnisën. Ndërkaq, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Si i komenton Olta të gjitha këto?

Ishalla shtohen shtatzanitë se jemi rrac e bukur. Ky Big-u shpresoj të zgjasi një vit, mos mbyllet kurrë, të na bëjnë më shumë bebe. Shyqyr ndodhin shtatzanitë dhe ishalla nuk ka ndarje. Shpresoj të jetë një dashuri e pastër dhe jo ta kenë bërë për inat të komenteve. Unë përsonalisht nuk besoj shumë në dashuritë e “BB”. 

Julit iu dha një mundësi ku përfshiu në nominim veten dhe Eglën, pra se cilin nga të dy publiku preferon më shumë. Si e pa Olta vendimin e banorit?

Unë jam dakord që Juli do të di në çfarë pikë të lojës është dhe Eglën e sheh lojtare shumë të fortë. E donte këtë informacion nga jashtë se kush është më i pëlqyer nga të dy. Në momentin që Egla do të dalë më e pëlquer, Juli do të ndryshojë taktikën e lojës. Ndërkaq, nëse del Juli, do të vazhdojë me po të njëjtën taktikë. Nuk besoj se del Juli gjithsesi, nuk më pëlqen loja e tij. Shpresoj që femrat aty të bëhen bashkë dhe t’i godasin meshkujt. 

Hyrja e mikeshës së Heidit në shtëpinë e “BBV”, si e komenton Olta takimin që pati me Eglën?

Pa hyrë Beatriçe thash që do takoj Heidin dhe më pas Eglën. Banorët e tjerë u prenë që si ka mundësi takoi vetëm Eglën. Nuk ka ndikuar pjesa që ngjasojnë me njëra tjetrën. Beatriçe besoj që e ka parë Bigun, ka marrë informacion se kush lojtare është e fortë. Kjo është një plus për Eglën dhe prandaj mendoj se dhe Juli e zgjodhi të dilte kokë më kokë me të në televotim. 

Debati i fortë mes Gracianos dhe Meritonit?

Meritoni përdori kartën e viktimizimit, do e menaxhonte shumë mirë, doli keq sepse futi Kosovën dhe Shqipërinë, përmendi dallimet midis “BBV”, tregoi që ne nuk i kemi qejf banorët nga Kosova, për mua nuk ka dallime. E ka keqpërdorur kartën e tij dhe fyerjet që bëri ia bëri po prap shqiptarëve. Ishte shumë e shëmtuar, nuk i dha pikë por thjesht i uli pikë. 

Juli pas afrimit të Meritonit me Romeon ka nisur me sulmet, si e gjykon Olta këtë strategji të tij?

Juli po i godet të dy dhe shumë mirë e bënë, edhe unë të isha do të bëja të njëjtën gjë. Romeo dhe Meritoni u futën me një miqësi të fortë, filluan duke u sharë, Meritoni për hir të Ilnisës e prishi shoqërinë dhe tani që ngeli pa Ilnisën po e rinis shoqërinë nga fillimi. Mendoj që tani pa Ilnisën është real, e shoh më të afruar me Eglën.