Lifestyle

Partneri yt e ka vendosur për të mos patur fëmijë…/Ja se çfarë duhet të bëni në të tilla raste!

Si t’ja bëni kur partneri juaj nuk do të ketë fëmijë? Psikotrapistja Teresa Capparelli ka folur për këtë temë në një deklaratë për Vogue dhe ka dhënë disa këshilla për ata që e kanë gjetur veten në këtë vështirësi. Sipas Teresa, është e rëndësishme të flitet që në fillim për çështje kaq të rëndësishme sa ajo e të pasurit fëmijë. Sipas saj, një bisedë në fillime të lidhjes nuk lë shumë hapësira për debate më tej, për më tepër, mund të ekzistojë edhe mundësia që vendimi të ndryshojë me kalimin e kohës. Teresa shprehet se:

Të duash apo jo fëmijë është një çështje shumë personale dhe delikate. Të dyja dëshirat janë të vlefshme sepse nuk ka një përgjigje universale dhe të drejtë për këtë temë. Por, në një marrëdhënie është e rëndësishme të kuptohet nga se vjen secili prej vendimeve, duke treguar mirëkuptim dhe duke pasur komunikim.

Sipas saj, nëse një prej partnerëve shpreh dëshirën për të mos pasur fëmijë, duhet kuptuar nga se vjen, nëse është prej frikës së stabilitetit, humbjes së lirisë, apo së shkuarës traumatike. Mund të jetë edhe thjesht dëshirë e individit që përsëri meriton mirëkuptim dhe diskutim të qetë. Edhe në të kundërt, ka gjasa që dëshira për fëmijë të vijë nga presioni social rreth personit në fjalë. Në çdo rast mirëkuptimi është çelësi. Këshillimi me terapist është një nga mënyrat më efektive për ta zgjidhur këtë problem.

Ndërkaq, çështjet e martesës pas lindjes së një fëmije janë të zakonshme dhe mund të shkaktojnë stres të jashtëzakonshëm në marrëdhëniet e një çifti. Ka sfida të ndryshme që as nuk e keni kuptuar se mund t’ju duhet të përballeni edhe pasi njerëzit ju paralajmëruan më parë. Prindërit e rinj shpesh përjetojnë mungesë gjumi për shkak të kërkesave të kujdesit për të porsalindurin e tyre. Kjo mund të çojë në nervozizëm, luhatje humori dhe stres, i cili tenton të ndikojë në një martesë në një kuptim shumë negativ. Për të zgjidhur këtë çështje, prindërit mund të kujdesen me radhë për foshnjën gjatë natës, të kërkojnë ndihmë nga familja ose miqtë ose të punësojnë një dado për të parë fëmijën për disa orë, në mënyrë që ata të mund të flenë.