Celebrities Gossip Showbiz

Pas daljes nga shtëpia e “BBV2”, Kiara Tito flet për lidhjen e saj me Luiz Ejllin!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e djeshme Kiara është eleminuar nga shtëpia e “BBV2” nga një televotim “kokë më kokë” me Oltën. Vetëm pak më parë e ftuar në “Fan Club BBV2”, Kiara ka folur rreth lidhjes së saj të dashurisë që u krijuar brenda shtëpisë me Luizin.

Nga përkushtimi që më dha në 24 orë Luizi më bëri që të dashurohem me të. E pashë që ai kishte disa karakteristika që unë i konsideroj si të duhura për mashkullin që unë dua në jetë. U deshën 40 ditë që t’i jepja një puthje, pavarësisht se dhe atë e doja edhe më përpara. E pëlqej me të mirat dhe të këqijat që ka. Unë u tremba sepse Luizi ma shprehu që ditën e dytë, dhe sigurisht kisha nevojë për kohë që ta njihja…

Kiara ka treguar se si ka reaguar kur ka kuptuar se sa popullaritet dhe ndjeksa ka Luizi jashtë shtëpisë gjithashtu edhe se si është zgjuar mëngjesin e sotëm në shtëpinë e saj ndryshe nga mëngjeset në shtëpinë e “BBV” me Luizin.