Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë po ndodh? Pas skandaleve Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Para pak kohësh Fjolla Morina ka ‘tronditur rrjetin’ me anë të një video live në Instagram. Këngëtarja ka akuzuar ish- partnerin e saj, Fisnik Sylën se e ka vendosur ai armën në ngjarjen e ndodhur në vitin 2020. Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator 2020 kur në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa në bagazhin e makinës, një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja që është nënë e dy vajzave, po udhëtonte me një automjet “Audi Q7” e tha se arma ishte aksidentalisht në çantën e saj e bëri të ditur se do të apelonte dënimin.

E pas deklaratave të saj të forta, ofendimeve, akuzave në rrjete sociale ndaj figurave publike, shpesh dhe veprimeve të pakontrolluara, Fjolla edhe është shtruar në spital në mënyrë që të mbahej nën kontroll gjendja e saj emocionale dhe mendore e më pas është rikthyer në shtëpinë e saj.

Pas disa kohësh ku nuk janë përmendur më nga mediat dhe mendohej se ‘lufta’ mes tyre mbaroi një postim nga ana e Fisnikut së fundmi ka marrë gjithë vëmendjen e rrjetit. Biznesmeni ka postuar një video ku duket Fjolla në makinë dhe ka vendosur një emoji me sy zemra e duket se ata jo vetëm që kanë bërë paqe, por edhe janë rikthyer me njëri-tjetrin.