Rajoni

Pengmarrje në Athinë, 1 viktimë dhe 2 të plagosur/Autori i armatosur nuk dorëzohet!

Sulm me armë në një kompani detare në Glifadha të kryeqytetit grek Athinë. Raportohet se një person i armatosur hyri në mjediset e firmës, pak pas orës 10:00 të mëngjesit me atë lokale dhe hapi zjarr ndaj punonjësve të saj. Deri tani raportohet një viktimë dhe dy të plagosur.

Mediat greke që po e ndjekin ngjarjen hap pas hapi raportojnë se autori i kësaj masakre duket se është një ish-punonjës i kompanisë, i pushuar nga puna para pak kohësh e që mund të jetë duke vepruar në shenjë hakmarrjeje.

Agresori qëndron i armatosur në katin e dytë të godinës ku hyri forcërisht ndërsa zona është rrethuar nga forca të shumta policore. Paraprakisht dyshohet se është fjala për një shtetas të moshës 70-vjeçare, me origjinë egjiptiane.