Botë e Çuditshme

Për fansat e makinave Honda dyqani i bizhuterive “One” ka një surprizë…

Dyqani i bizhuterive “One” në Japoni ka një program special për unazat e martesës për fansat e makinave Honda. Në dyqan do të gjeni jë unazë të thjeshtë martese prej platini me shenjat e Honda të gdhendura në sipërfaqen e brendshme, pikërisht pranë datës së dasmës.

Ofrohet nga U-Treasure dhe programi i unazave është krijuar në bashkëpunim me Honda. Klientët mund të zgjedhin midis 12 motiveve, ndër to janë logoja e markës dhe mbishkrimet e disa modeleve si Prelude, Integra dhe sigurisht Civic Type-R. Koha e dorëzimit është gjashtë javë dhe çmimi fillestar është 132,000 JPY ose rreth 850 euro.

Së fundmi Honda Motor deklaroi se do të tërheqë 1.2 milion automjete në SHBA për shkak të një problemi të mundshëm me imazhin e kamerës së pasme. Këtë ka njoftuar Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA). Tërheqja mbulon disa automjete të tipit Odisea 2018-2023, Pilot 2019-2022 dhe modeleve Passport 2019-2023. Për shkak të një lidhjeje të gabuar të kabllove koaksiale të komunikimit, imazhi i kamerës së pasme mund të mos shfaqet në ekran.