Botë e Çuditshme

Për herë të parë në histori, kirurgu operon pacientin nga kompjuteri i zyrës së tij!

Për herë të parë në Bari në Itali, një kirurg ka operuar pacientin përmes teknologjisë 5G nga kompjuteri i zyrës së tij. Pacienti ishte një burrë 53-vjeç që vuante nga distrofia epiteliale e Cogan-it, një patologji që shkakton turbullim të shikimit, dhimbje të syve dhe këputje të trupit.

Ndërhyrja u krye me sukses dhe ky konsiderohet si operacioni i parë i kirurgjisë korneale i menaxhuar në distancë nëpërmjet lidhjes 5G. Ky është rekordi i thyer nga poliklinika e Barit e cila arriti të kryejë për herë të parë në histori një operacion në distancë të kornesë së syrit.