Në një hulumtim të bërë në Norvegji, është vështruar programi dyvjeçar i dobësimit të disa pjesëmarrësve. Pas dy vjetësh, pjesëmarrësit kanë humbur peshën trupore, mirëpo të gjithë kanë qenë më të uritur se në fillim të programit. Shkaku qëndron në balancimin midis hormonit të urisë dhe ngopjes te njerëzit të cilët dobësohen. Shumica e njerëzve të shëndoshë mund të dobësohen, madje edhe nëse vetë mbajnë dietë.
Mirëpo, hulumtimi tregon që vetëm 20% e tyre arrin të mbajë një peshë konstante. Nga pikëpamja biologjike, në lojë janë dy faktorë; evolucioni njerëzor dhe aftësia e organizmit që të sigurojë mbijetesën e vet. Njëra pikëpamje është hormonale, ndërkaq tjetra paraqet aftësinë e organizmit të ruajë energjinë. Hormoni i urisë rritet kur jemi në dietë. Kur humbasim kilogramët aktivizojmë më shumë hormonin e quajtur grelinë, prandaj jemi të uritur.
Të gjithë e kemi atë hormon. Kur kemi tepricë kilogramësh dhe dobësohemi, niveli i tij ngrihet. Mirëpo, nivelet e grelinës nuk përshtaten gjatë kalimit të kohës. Te pjesëmarrësit e këtij studimi dyvjeçar, vlera ka mbetur e lartë gjatë periudhës prej dy vjetësh. Mjekja Katia Martins e cila ka udhëhequr hulumtimin, thotë që është e sigurt që njerëzit me tepricë kilogramësh, pas dobësimit, gjatë pjesës së mbetur të jetës do të përballen me ndjenjën e shtuar të urisë.
Personi i cili është i shëndoshë ka nevojë për më shumë energji për frymëmarrje, gjumë, tretje të ushqimit dhe për shëtitje. Kur trupi humbet peshë, nevojitet më pak energji për këto aktivitete. Njerëzve të cilët janë dobësuar u nevojitet më pak energji për “trupin e tyre të ri”. Për këtë shkak janë më shumë të uritur, sepse trupi përpiqet të kthejë peshën e humbur.
Së fundmi një studim shqetësuar ka treguar se ekziston një lidhje midis obezitetit në adoleshencë dhe rritjes së konsiderueshme të rrezikut të zhvillimit të disa llojeve të ndryshme të kancerit më vonë në jetë. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se djemtë që ishin mbipeshë ose obezë kur ishin 18 vjeç kishin një rrezik në rritje për të zhvilluar deri në 17 lloje të ndryshme kanceri më vonë në jetë. U ekzaminua lidhja e rritjes së peshës trupore dhe aftësisë së reduktuar aerobike në atë moshë me ekspozimin e mëvonshëm ndaj kancerit.