Lifestyle Love & Sex

Për të mirën tuaj e kemi! Nëse doni që martesa juaj të zgjasë, ja këngët që duhet të shmangni në vallëzimin e parë në dasmë!

Një studim i bërë së fundmi, mori në shqyrtim një listë këngësh që çiftet e sapomartuar i përdornin për kërcimin e tyre të parë në dasmë, që fatkeqësisht përfundonin në divorc. Sondazh zbuloi se 75 % e çifteve që zgjodhën “Little Things” të One Direction si vallëzimin e tyre të parë në dasmën e tyre u divorcuan brenda një viti.

Studiuesit në ‘OnBuy.com’ anketuan 5544 njerëz dhe analizuan 10 këngët që njerëzit përdorën për vallëzimin e tyre të parë. Kompania u përpoq të hetonte nëse kishte një lidhje midis shkallës së divorcit dhe vallëzimeve të para të çifteve dhe rezultoi se në të vërtetë mund të ketë lidhje.

Vallëzimet e para janë një nga momentet më të paharrueshme të një dasme, por jo të gjitha çojnë në një lidhje të lumtur. Kënga që rezultoi me më shumë divorce është “Little Things” nga One Direction me 75 % të njerëzve që tani janë ndarë ose divorcuar pas vetëm një viti e dy muajsh.

E dyta në listë është “I’m Yours” nga Jason Mraz. Pasi 61 % e çifteve që zgjodhën këtë melodi zgjatën vetëm 3 vjet e 5 muaj.

Në vend të tretë renditet “Chasing Cars” e realizuar nga Snow Patrol. Kjo këngë çon në 56 % të martesave që zgjatën deri në 5 vjet.

Hulumtimi zbuloi gjithashtu se çiftet që zgjodhën këngët e Disney-t kishin më shumë gjasa të kishin një martesë më të gjatë sesa ata që nuk e bënin. Këngët e para të kërcimit që pasuan martesat e gjata përfshinin këngën “Isn’t She Lovely” të Stevie Wonder dhe “The Way You Look Tonight” të Frank Sinatra.