Tech

Përdoruesit e ‘Viber’ në mbarë botën të shqetësuar, aplikacioni shfaq probleme!

Përdoruesit e Viber, aplikacionit të njohur për shkëmbim mesazhesh, videosh dhe audio thirrje, kanë raportuar se kanë pasur probleme me përdorimin e këtij aplikacioni. Një numër i madh i përdoruesve të Twitter apo mediave të tjera sociale kanë raportuar probleme të shumta me Viber.

Dikush ka komentuar në Twitter:

Nuk funskionon më ‘Viber’?

Madje disa prej tyre pretendojnë se si mesazhet në këtë aplikacion nuk mund të dërgohen e as pranohen. Nga kjo kompani akoma nuk janë deklaruar lidhur me këto vështirësi teknike, me të cilat po ballafaqohen përdoruesit. Dikush tjetër ka shkruar në Twitter se:

Çfarë po ndodh?! Po shkon diçka gabim apo çfarë?!

Sjellim në vëmendje se para disa muajve policia shqiptare ka ngritur alarmin, ndërsa iu ka bërë thirrje qytetarëve si dhe bizneseve të kenë kujdes gjatë lundrimit në internet pasi “grupet kriminale përshtasin vazhdimisht metodat e mashtrimit në internet”. Suela Bonjaku, specialiste pranë Sektorit për Hetimin e Krimeve Kompjuterike iu kujtoi qytetarëve që të kenë kujdes nga mashtrimet nga shitblerjet në internet. Në një dalje për mediat, Bonjaku theksoi që qytetarët nuk duhet t’i çojnë para dikujt që nuk e njohin apo llogarinë bankare.

Ndërkaq, ju shuajmë një kuriozitet. Pas disa muajsh testimi, YouTube sapo ka prezantuar veçorinë e tij që ofron akses të shpejtë në videon më të mirë. Kjo merr formën e një grafiku që mat se cilat pjesë janë kthyer më shumë nga përdoruesit. Platforma e transmetimit po planifikon gjithashtu veçori të tjera të reja për abonentët e ofertës Premium. Nuk është e pazakontë që përdoruesit të shikojnë të njëjtën video disa herë në YouTube. Megjithatë, vitet e fundit, platforma është fokusuar në videot edhe me përmbajtje më të gjatë.