Bota

Përgjaken luftimet, Keivi: Kemi vrarë 960 ushtarë rusë në 24 orët e fundit!

Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës pretendojnë se kanë vrarë 960 ushtarë rusë në 24 orët e fundit, duke çuar humbjet totale të forcave pushtuese ruse në 415,640 që nga fillimi i luftës.

Teksa lufta në hyrë në ditën e 738-të, nga ana tjetër qyteti ukrainas Kharkiv u sulmua nga dronët rusë të tipit Shahed, i cili shkaktoi disa shpërthime.

Sipas të dhënave të Kievit, më shumë se 20 mijë ndërtesa janë shkatërruar në Kharkiv që nga 24 shkurt 2022.

Pentagoni përsëriti thirrjen se ndarja e fondeve për vendin e pushtuar është “vendimtare” sepse “nëse Kievi humbet, NATO-ja do të duhet të luftojë kundër Rusisë” .

Mbrojtja e SHBA po vlerëson gjithashtu nëse do të përdorë rezervat e saj për të furnizuar Ukrainën me armë dhe municione, pasi ajo “nuk ka më fonde në dispozicion”. SHBA thotë gjithashtu se është në favor të përdorimit të aseteve të ngrira ruse në favor të Ukrainës, por “çdo komb duhet të vendosë vetë, është një vendim sovran”.

Ndërkohë, Rusia njofton se lëshimi i raketës balistike bërthamore ndërkontinentale Yars ishte i suksesshëm. Putin, në fjalimin e tij drejtuar kombit, tha: “Gjithçka që po sajon Perëndimi çon me të vërtetë në kërcënimin e një konflikti me armë bërthamore dhe rrjedhimisht në asgjësimin e qytetërimit”.