Food & Drink Health & Beauty

Përveç përfitimeve shëndetësore njihuni edhe me efektet anësore të erzës së karafilit!

Teksa shijoni aromën e karafilit, shtimi i kësaj erëze të vogël në dietën tuaj të zakonshme mund t’ju japë një vitalitet dhe përfitime shumë të nevojshme. Në thelb një lule e tharë, erëza e karafilit e ka origjinën nga bimët tropikale me gjelbërim të përhershëm të Indonezisë. Ato janë përdorur për shekuj në kuzhina të ndryshme, si indiane, tajlandeze dhe indoneziane. Si pjesë e mjekësisë së lashtë tradicionale, përfitimet e karafilit kanë shëruar dhe luftuar disa sëmundje të ndryshme. Karafili lufton kundër infeksioneve, me natyrë antibakteriale dhe lehtëson inflamacionet. Këto burime të pabesueshme mineralesh (veçanërisht mangani), yndyrna të pangopura omega-3, fibra dhe vitamina i bëjnë përfitimet shëndetësore të karafilit të shumta por konsumimi i tepërt i tyre mund të ketë efekte negative.

Karafili përmban eugenol që mund të shërbejë si hollues i gjakut me aktivitet antitrombocitar (i rëndësishëm për koagulimin e gjakut). Kështu, njerëzit që marrin hollues gjaku duhet të jenë të kujdesshëm me sasinë e karafilit kur i përfshijnë në dietën e tyre. Karafili në sasi të mëdha mund të shkaktojë probleme me tretjen si dispepsi, diarre ose parehati në stomak. Sipas disa studimeve, disa njerëz mund të përjetojnë një reaksion alergjik edhe ndaj karafilit.

Nga ana tjetër ka edhe shumë përfitime shëndetësore, një vlerë e shtuar e dietës ushqimore pasi është një faktor mjaft i rëndësishëm sidomos në lehtësimin e dhimbjeve, por nëse doni të zbuloni akoma dhe më shumë detaje klikoni këtu.