Food & Drink Health & Beauty

Pija plot vitamina dhe minerale e cila “shëron” lodhjen pranverore!

Më së shpeshti, simptomat e depresionit sezonal shfaqen në vjeshtë e dimër dhe përmirësohen me afrimin e pranverës. Megjithatë nuk ndodh gjithmonë kështu. Në fund të fundit, ditët po zgjasin, natyra po lulëzon dhe ka më shumë ditë me diell. Ndërsa ditët e dimrit largohen dhe pranvera afrohet, mund të vini re një humor të rënduar, më pak ose aspak interes për aktivitetet tuaja të zakonshme, vështirësi në gjetjen e motivimit për rutinën e përditshme, ndryshime në energji, shqetësime me gjumin, probleme me përqendrimin ose kujtesën, oreks i shtuar ose humbje peshe, nervozizëm i pazakontë, ndjenja zemërimi ose agresion dhe pavendosmëri.

Për të ngritur nivelin e energjisë ne ju propozojmë pijen e shëndetshme dhe të shijshme të pasur me vitamina dhe minerale. Vitamina C është kryesorja, është thesar i vërtetë i shëndetit. Përbërësit e nevojshëm janë 4 fletë të mëdha panxhari, 1 karotë e madhësisë mesatare e grirë në rende, 1 domate e shtrydhur, 1 lugë e vogël mjaltë, 2 lugë të vogla lëng limoni, gjysmë luge të vogël shafran, disa kube panxhari të kuq, pak xhenxhefil të grirë në rende (sipas dëshirës), 2 dl ujë dhe disa kube akull. Vendosni të gjithë përbërësit në një blender ose shtrydhëse frutash, përzijini dhe shijoni pijen e shëndetshme energjike.

Llojet e caktuara të vitaminave dhe mineraleve mund të shkaktojnë probleme gastroenterologjike nëse nuk merren siç duhet. Shkencëtarët nga Qendra Mjekësore Langon e Universitetit të Nju-Jorkut tregojnë se është e nevojshme t’u kushtohet rëndësi disa gjërave. Ka nutrienë të cilët organizmi më mirë mund t’i shfrytëzojë nëse i merrni bashkë me racionin.

Mirëpo ekzistojnë edhe disa vitamina shtesë, të cilat është më mirë të merren pavarësisht nga racioni. Vitaminat të cilat kanë përbërje “të thartë”, siç janë vitamina C dhe folatet, mund të shkaktojnë të vjella nëse merren në stomak të zbrazët. Vitaminat e zbërthyera në yndyra, siç janë vitaminat A, D, E dhe K, për dallim nga disa të tjera, më mirë përdoren nëse nuk i merrni bashkë me ushqimin. Hekuri më së miri absorbohet nëse merret në lukth të zbrazët. Megjithatë, multivitaminat të cilat përmbajnë hekur apo suplemente hekuri, mund të shkaktojnë të vjella, nëse i merrni me lukth të zbrazët.