Albanian’s Hot Top 30, Week of April 1st

Marsela Çibukaj ka sjellë EP-n e saj “Petale” dhe në listën e kësaj jave vjen projekti i saj i parë i albumit. Kënga mban titullin “Ata puthen” dhe nuk kemi si të mos dashurohemi pas zërit unik të artistes, që dallon dhe në këtë krijim.

Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP 3” këngëtarja Arta Kabashi tregoi se po planifikon projekte të reja muzikore dhe po shijon famën dhe simpatinë e publikut jashtë formatit. E një nga ato projekte do të ishte dhe bashkëpunimi me Romeo Veshaj. Kënga e tyre titullohet “Falëm”. Për ata që nuk janë në dijeni, kjo këngë u realizua nga dyshja gjatë qëndrimit të tyre brenda shtëpisë dhe ka arritur të bëhet mjaft virale në rrjet.

Gent Disha, një artisti i ri por shumë i talentuar, të cilin e kemi parë edhe si aktor, ka sjellë projektin e tij të dytë muzikor, “Melodi”. Kujtojmë se Genti u bë për herë të parë pjesë e kësaj liste me bashkëpunimin e tij me Ketjona Pecnikaj.

Një zë unik i tregut muzikor shqiptar është padyshim ai i Kelly-t. Artisti vjen për herë të parë pjesë e kësaj liste me projektin e tij “S’je këtu”. Nga ana tjetër, hyrja e fundit e kësaj jave por jo më pak e rëndësishme, është dhe Kanita, e cila do të na sjellë ca nota melankolike me projektin e ri “Vuj”.

Powered by The Top List © / Top Awards ©

1
Marsela Çibukaj
Ata Puthen
2
Arta Kabashi x Romeo Veshaj
Falëm
3
Kanita
Vuj
4
Kelly
S'je ketu
5
Gent Disha
Melodi
6
Petrit Çarkaxhiu
Kangë muzgu
7
Luiz Ejlli
Kce
8
Martin Pano
Harroj
9
Emra Brah x Semi Jaupaj
Fotografia
10
Ledri Vula
Kill Me
11
Mc Kresha & Lyrical Son
No Luv
12
Mc Kresha & Lyrical Son ft. Ledri Vula
Rebele
13
Vesa
M’ke dasht
14
Dafina Zeqiri ft. Mc. Kresha
Luj
15
David Dreshaj ft. Blero
Ta Dija
16
Elhaida Dani
Zemrës
17
Argjend Gjigjia
Tolerom
18
Meriton Mjekiqi x Majk
Ku Je
19
Bardhi
Tradhtare
20
Alandy
Pa Limit
21
Art Abazi
Pa Gjumë
22
Ervin Gonxhi ft. Martin Hoxha, Vinsmoker
Face To Face
23
Mc Kresha x Lyrical Son Ft. Majk
Zemra e saj
24
ADION x Nonejm
Todo o Nada
25
Arta Kabashi & Anso
Inshallah
26
Xhensila
Zemër e Helmuar
27
Sardi
Ndoshta Ti Je Mirë
28
Elgit Doda
Do Vij
29
Ibro Deli
A thu
30
Stiv
Harruar