Albanian’s Hot Top 30, Week of January 2nd

Bashkëpunimet gjithmonë janë të suksesshme dhe asnjëherë nuk zhgënjejnë. Këtu me shumë siguri bëhet fjalë edhe për bashkëpunimin më të ri midis Kidës dhe Dafina Zeqirit, ku dy artistet kanë bashkuar forcat për të sjellë një projekt mjaft ritmik, pak ditë përpara se të mbarojë viti 2022. Dhe mesa duket vajzat nuk kanë gabuar me zgjedhjet e tyre, pasi që në ditët e para të publikimit ka arritur të pozicionohet në vendin e parë të listës sonë.

Pas tyre renditen artistët Ylli Limani dhe Loredana, ku edhe ato kanë vendosur të na dhurojnë një bashkëpunim mes tyre këtë fundvit. Ajo cilësohet si një këngë me mjaft adrenalinë dhe që në ditët e para ka arritur të grumbullojë komente pozitive nga dëgjuesit. Gjithashtu pritet se ka për të mbetur gjatë në listën e Albanian’s Hot Top 30.

Në vendin e tretë arrin të pozicionohet këngëtari Mozzik me projektin e tij më të fundit “Daddy”. E realizuar gjithashtu edhe me një videoklip, kjo këngë mjaft ritmike shpalos më së miri stilin e artistit. Zhanri i tij rrep dhe tingujt e veçantë e plotësojnë ashtu siç duhet këtë këngë.

Powered by The Top List © / Top Awards ©

1
Kida x Dafina Zeqiri
Ai Me Mu So
2
Yll Limani x Loredana
Kriminele
3
Mozzik
Daddy
4
Shpat Deda
T'Huj
5
Albora
Hala
6
Dafina Zeqiri ft. Alban Skenderaj
Copa Copa
7
Franc Koruni
Detyron
8
Dylan
So tu ma ni
9
Elvana Gjata ft. Don Xhoni & Bardhi
Mall
10
Efi Gjika
Mirror
11
Xhensila x Kidda
Me do
12
IBRO DELI
MU KA TEK
13
Young Zerka
Nafije
14
Era Istrefi (Alban Chela Remix)
Bebe
15
Capital T
Hera e fundit
16
Ledri Vula
Robot
17
Don Phenom
Trëndafil Me Erë
18
Arilena Ara
Dashuria Ime
19
Retrovizorja
Vjeshtë
20
Alban Skënderaj
Festoj
21
David Dreshaj
Si Kembane
22
Alban Skënderaj
Mbretër pa kurorë
23
Romeo x Diona Fona
Amante
24
Sordi Manfred
Drops of Rain
25
Aurela Gaçe
Si jetoj
26
NRG BAND x Tuna
Prej Teje Se Prita
27
Njomza
Clown
28
Estto
Boll Mo
29
Majk
E pa shpirt
30
Leonardo Gashi
Inat