
Projekti i parë i Finem për këtë vit ka qenë një sukses mjaft i madh për artistin, ku edhe pse ka muaj që është publikuar, kënga “Meteor” vjen pjesë e listës sonë. Publiku e ka përkrahur mjaft këtë projekt, të cilët shprehen se ka një melodi perfekte dhe një tekst me mjaft kuptim. Gresa Gjocera ka sjellë këngën e saj më të re, një baladë shumë e ndjerë, e cila së bashku me interpretimin e saj, tekstin dhe zërin e saj përcjell plot emocione.
Alban Skënderaj dhe Mc Kresha kanë bashkuar forcat me njëri-tjetrin dhe vijnë si rrallë herë në një bashkëpunim së bashku, i cili ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të tyre. Si githmonë, këngët e tyre kthehen në hite të padiskutueshme, të shkruara dhe të krijuara nga të dy ata. Samanta ka publikuar këngën “Alo”, një këngë e cila u bë mjaft virale në rrjete sociale, pasi këngëtarja vendosi ta para-publikojë atë.
Eldis Arrnjeti, një artist mjaft i ri në tregun muzikor shqiptar, ka publikuar këngën e tij të radhës titulluar “Kthehu”. Ky projekt përshtatet mjaft mirë me vokalin e tij të fuqishëm dhe vjen këtë javë si pjesë e “Albanian’s Hot Top 30”. Gjithashtu, këngëtarja Loreen do të përfaqësojë Suedinë në Eurovision Song Contest 2023 në Liverpool me këngën Tattoo. Mr. Oni Ndreko ka sjellë një version remix të këngës nën ritmet e rrymës bachata.
Powered by The Top List © / Top Awards ©