
Dhurata Dora ka publikuar së fundmi albumin e saj titulluar “Dhurata”. Këngëtarja ka sjellë 16 këngë të reja, ku nga të cilat 2 prej tyre bëhen pjesë e kësaj jave në listën tonë. “Besame” është një ndër projektet më të dëgjuara të këtij albumi, të cilin Dhuarata e ka publikuar edhe me një videoklip. Kënga tjetër quhet “Shut Up” në bashkëpunim me dy artistë mjaft të njohur Luciano dhe Noizy.
Shtëpitë e “BBV1” dhe “BBV2” gjithmonë janë shquar si burimi kryesor i frymëzimit të këngëtarëve shqiptarë, të cilët janë futur aty brenda si banorë VIP. Në këtë edicion, Luiz Ejlli ishte i pari që regjistroi një këngë brenda mureve të shtëpisë dhe pas tij vjen edhe Armaldo Kllogjeri me këngën “Ta Dije”. Gjithashtu pjesë e listës sonë bëhet edhe Rzon së bashku me Ledri Vulën, të cilët sollën së bashku këngën “Rebele” mjaft energjike dhe ritmike.
Dren Abazi është shquar gjithmonë për stilin e tij të veçantë dhe hitet e tij mjaft të njohura. Këtë javë, ai bëhet pjesë e “Albanian’s Hot Top 30” me projektin më të ri tiulluar “Ndoshta”, i cili ka realizuar vetë tekstin dhe muzikën. Dafina Zeqiri gjithashtu ka paralajmëruar për lançimin e një albumi të ri, ku dy nga këngët kryesore të tij janë publikuar së fundmi, “Une jom ajo x Caviar”.